Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka raguar me tone të ashpra pas dënimit nga Dhomat e Specializuara të Hagës të krerëve të UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
“E turpshme. Kjo është një padrejtësi ndaj shqiptarëve”, shprehet Alizoti në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Tomor Alizoti: Me dënime kapitale të heronjve të kombit shqiptar, njerëzit që guxuan në momentin më të vështirë të kombit shqiptar ku dhunoheshin e përdunoheshin gratë, nënat motrat, masakroheshin fëmijët nga militarët, shpopullohej një komb i tërë. Heronjtë e këtij kombi sot dënohen në një mënyrë totalisht të padrejtë. Padrejtësitë ndaj këtij kombi janë shekullore.
Jam shumë i trishtuyar dhe dhimbja e madhe shkon për fmailjet e tyre që do ta vuanë dhe personat që janë dënuar. Të jeni të sigurt se heronjtë e dënuar e kanë të sigurt vendin në historinë e kombit shqiptar. Ata janë madhështorë dhe do të jenë përjetësisht madhështorë në vendin e historinë së këtij kombi. Mirënjohje për ata dhe të gjithë si ata që sot nuk jetojnë më.
The post Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, reagim i ashpër nga Tomor Alizoti: E turpshme. Kjo është një padrejtësi ndaj shqiptarëve (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



