NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup njoftoi se aksioni për shlyerjen e borxhit pa llogaritur kamatën është në rrjedhë dhe përfundon në datën 2 prill 2025.
U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve që kanë borxh të papaguar për ujin e konsumuar, ta shfrytëzojnë mundësinë në këste pa interes të përllogaritur, thuhet në kumtesë.
Vendimi për realizimin e aksionit për shlyerjen e borxheve të mbetura pa llogaritje të kamatës nuk vlen për organet shtetërore dhe lokale të qeverisjes dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuar me ligj dhe të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat e Qytetit të Shkupit.
Pas skadimit të këtij afati, vendimi ndërpritet të vlejë.
Qytetarët për më shumë informata rreth shërbimeve të NP “Ujësjellës Kanalizim” – Shkup mund të telefonojnë në numrat 02 3073 010 dhe 02 3240 300 ose në emajl adresat: kontakt@vodovod-skopje.com.mk, www.vodovod-skopje.com.com.