Në spitalin e qytetit “8 shtatori” nga sot janë mbyllur degët për pulmologji dhe endokrinologji dhe një sallë kirurgjike për digjestive, transmeton TetovaSot.
Reduktimi i punës së “8 shtatorit” ashtu si morëm vesh po bëhet për shkak të mungesës së motrave mjekësore.
Nga spitali sqaruan se ambulanca pulmologjike dhe endokrinologjike do të punojnë në mënyrën më normale, por se nuk do të hospitalizojnë pacientë. Rastet urgjente dhe pacientët me probleme akute do t`i pranojnë në ambulancën infektive, por edhe atje kapaciteti i krevateve është i kufizuar.
Deri më tani në spitalin e qytetit “8 shtatori” kanë punuar gjashtë salla kirurgjike, ndërsa prej sot iu vë çelësi një salle kirurgjike për kirurgji të përgjithshme dhe digjestive.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Tensioni në Hagë: Familja e Thaçit përballet me vendimin historik
- Edi Rama: Një Kryeministër për të gjithë shqiptarët në procesin gjyqësor
- Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së
- Mexhiti dhe Kasami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe dinjitet
- Gimbos i del një pamje që kishte menduar se ishte zhdukur, bëhet pjesë edhe nëna e tij – ky është reagimi i ish-banorit të Big Brotherit
- Eksperimenti revolucionar në Zvicër: Testimi i parimit të gravitetit të Ajnshtajnit
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor


