Nga Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 145 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
– Advertisements –
Nga këto, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shpejt se e lejuara. Ndërsa 98 drejtues automjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara dhe 47 jashtë vendbanimeve.
“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



