Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu drejtua Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për organizimin e maturës shtetërore, për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze.
Edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njejti u nda mes maturantëve përmes aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit, megjithatë, ky është lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur. Pas marrjes së informacionit nga QSHP të njejtat do të ndahet me opinionin.
Ju njoftojmë se MASH-i ka kërkuar që nga ky vit provimet të zhvillohen në hapësira më të mëdha në shkolla, si për shembull sallat e shkollave dhe hollet ku do të vendosen të gjithë maturantët të cilët e kanë paraqitur provimin e maturës shtetërore dhe me praninë e më shumë testuesve dhe vëzhguesve. Por, për shkak të ngjarjeve në QSHP greva e punonjësve menjëherë para datave të zbatimit të provimeve të maturës shtetërore, kjo gjë nuk ndodhi.
Kështu që, presim që ndryshimet të realizohen në vitin e ardhshëm shkollor, me çrast do të zvogëlojnë rreziqet e parregullsive të mundshme që do të vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve.
Data 04.02.2026
Aktuale
- Protestat e romëve, Mickoski kërkon që policia ti përgjigjet ashpër dhunës
- Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
- Virusi Nipah: A është Kosova në rrezik?
- Alarm për rritjen e duhanpirjes tek të rinjtë! Zafirovski: Edhe cigaret elektronike janë shumë të dëmshme
- Mickoski: Prokurori i ri shtetëror publik i cili duhet të zgjidhet së shpejti duhet të jetë mbrojtës i së drejtës
- Modul i ri elektronik për operacionet, Aliu: Shëndetësia po digjitalizohet!
- Safe City do ti “mbyt” DPF-at, mekanikët fërkojnë duart
- Mickoski pret nga kryeprokurori i ri të merret me rastet që janë në sirtar


