Maqedonia ka ngecur në zhvillimin eknomik, bërja e punës me pak dinjitet dhe në uljen e pabarazisë, por edhe në shumë fusha të tjera, kjo tregon shqetësim, jo vetëm për analistët, por edhe për bonorët e këtij vendi. Për shumë ekspertë edhe pse Maqedonia ka 22 vite të pavarësisë së shtetit, thonë se gjërat kanë ngecur dhe që asgjë nuk ka ndryshuar gjatë këtyre viteve. Për analistin Shpëtim Pollozhani, por edhe për analistin tjetër Isen Saliu, problemin e shohin te keq menaxhimi i politikanëve, madje ata nuk kanë arritur t’i zbusin shqetësimet, por përkundrazi kanë shkaktuar probleme, që shpesh janë dukur edhe abstrakte, shkruan Almakos.
“Është shqetësim real që fatkeqësisht asnjë garniturë qeveritare në Maqedoni deri tani nuk ka arritur as ta zbusë, e lërë më ta zgjidhë si problem. Shpeshherë mendoj se garniturat politike në Maqedoni shpifin probleme abstrakte, pikërisht për të mos dalë në shesh paaftësia e tyre për zgjidhjen e çështjeve ekonomike. Deri sa qytetarët nuk do të dënojnë këtë politikbërje, mendoj se nuk do të kemi përparim ekonomik, e as në sfera tjera”, thotë analisti Isen Saliu, për Almakos.
Për analistin Shpëtim Pollozhani, ngecja e zhvillimit ekonomik, por edhe sferave të tjera e sheh se në Maqedni kanë rënë vlerat, por janë ngritur persona, respektivisht klane, ku edhe ndikojnë në politkbërjen e këtij vendi.
“Kjo është shqetësim i madh dhe ka rënë sistemi i vlerave, ku edhe ka rënë në një “qor sokak”, në një vend, ku të gjitha arritjet janë fiktive. Në një vend ku rinia, e cila dëshiron ta dërgojë vendin përpara, ata nuk shohin shpresë këtu. Në një vend ku nuk vepron meritokracia, por veprojnë klanet mafioze, të cilët në një mënyrë financojnë politikën, e pastaj politika i mbron këto klane, ku edhe veprojnë në të gjitha sferat. Ne më nuk kemi klasë të mesme, këtu te ne ka shtresë të njerëzve të pasur dhe varfënjakë”, thotë Shpëtim Pollozhani, për Almakos.
Pollozhani, mendon se kjo politikbërje ka degjeneruar shoqërinë, por edhe i ka shuar shpresat te brezi i ri, për të vepruar, të cilët hamenden nëse Maqedonia është shteti i duhur, për të jetuar dhe vepruar.
“Unë mendoj që kjo klasë politike, ia ka vrarë shpresat rinisë, ku edhe kemi filluar t’i ndjejmë pasojat. Por, jam i bindur se edhe e keqja ka një fund, sepse deri tani populli ka lëvizur dikush majtas e dikush djathtas. Mendoj se tani ka ardhur më koha të ndryshojë sistemi i vlerave dhe të vendoset në funksion meritokracia”, thotë Shpëtim Pollozhani, për Almakos.
Ndërsa, shumë qytetarë kanë mendimin se rinia nuk ka punë, të drejtat e njeriut nuk respektohen aspak. Ata shpresojnë se vetëm fuqitë e mëdha mund të rregullojnë gjendjen e shtetit, dhe aspak nuk besojnë sa i përket njerëzve tanë që janë të korruptuar këtu. Ata thonë se në këtë shtet nuk ka bukë.
Sipas renditjes së fundit, fushat ku Maqedonia nuk ka shënuar aspak përparim janë rritja ekonomike, puna me dinjitet dhe ulja e pabarazisë. Përmirësim i mesëm është arritur në zero-uri, shëndet të mirë, edukim cilësor, barazi gjinore, energji të pastër, përmirësim klimatik, jeta në tokë dhe paqe, drejtësi dhe institucione të forta. Nga ana tjetër, është shënuar pak përparim lidhur me uljen e varfërisë. Të dhënat më tej flasin se tek ne, shumë qytetarë vdesin nga ndotja e ajrit. Gjithashtu, Maqedonia ka rezultate të dobëta lidhur me vitet e pritshme të shkollimit të popullatës, përdorimin e ulët të kontracepsionit, emetimin e madh të dyoksidit të karbonit nga karburantet, përqindjen e lartë të fëmi jëve prej 5-14 vjeç të inkuadruar në punë. Vlerësime të dobëta ka edhe për shkallën e lartë të papunësisë, ndarjen e ulët të mjeteve për shkencë, indeksin e lartë të barazisë xhini në të ardhura, koncentrimin e lartë të mikro-grimcave të dëmshme për shëndetin dhe perceptimin e lartë për nivelin e korrupsionit. Nga ana tjetër, Maqedonia shënon përparim në parandalimin e ngecjes së rritjes në gjatësi të fëmijëve, rendimentin e drithërave, shkallën e vdekshmërisë tek nënat në 100 mijë foshnje të lindura, shkallën e vdekshmërisë neonatale në 1000 foshnja, parandalimin e sëmundjes HIV, jetëgjatësinë, përqindja e lindjeve të ndjekura nga personeli i kualifikuar shëndetësor, shkalla e shkrim-leximit të moshave 15-24 vjeçare e dy gjinive, aksesin ndaj ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, vlerësimin e volitshëm të tatimeve etj. Në ndërkohë, ngjashëm me më shumë shtete të rajonit, sipas agjendës së Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030, Maqedonia duhet në tërësi të çrrënjosë varfërinë e mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me një dollarë në ditë. Njëherazi, nevojitet një angazhim i madh edhe në fushën e kulturës, ambientit të pastër, barazisë së plotë të grave e kështu me radhë.
Delvina Kërluku
Almakos.com

