Qytetarët e Maqedonisë, të organizuar nëpër sheshet e qyteteve të tyre, nëpër qendra turistike, në kafene, restorante,… apo në atmosferë shtëpiake e përcjellën vitin 2017 dhe e pritën Vitin e Ri 2018. Festim të Vitit të Ri në Shkup organizoi Komuna Qendër në sheshin “Jadran” ku interpretuan muzikantë të njohur nga Maqedonia.
Festimi pati karakter humanitar dhe mjetet do të dedikohen për djaloshin 16-vjeçar të cilit i nevojitet operacion urgjent për transplantim të palcës kurrizore në Itlai. Qyteti i Shkupit e anuloi festimin tradicional të Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia” dhe mjetet të cilat ishin planifikuar për organizim të festës, do të dhurohen për qëllime sociale. Megjithatë dje në mesditë në sheshin “Maqedonia” tradicionalisht arriti Plaku i Vitit të Ri. Në prag të festave, kryeqyteti është zbuluruar me elemente dekorues dhe ndriçim. Bredhi i Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia” u ndriçua më 18 dhjetor në shoqërim të koreve nga shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, nën dirigjimin e Jasmina Beliçanec.
Në sheshin e qytetit në Ohër, para mysafirëve të shumtë nga i mbarë Ballkani, Viti i Ri 2018 u prit me program të pasur muzikor, i shoqëruar me tingujt e anamblit “Biljana”. Vitin e Ri 2018 të parët e pritën banorët e ishujve të Oqeanit Paqësor Tonga, Kribati dhe Samoa. Të fundit vitin e vjetër e përcjellën banorët e Samoas amerikane.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


