Fakulteti i Sigurisë dhe Akademia për Siguri Publike e Kosovës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi. Sipas drejtuesve të këtyre dy institucioneve marrëveshja në fjalë do të jetë shtytës për një bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Marrëveshja parashikon edhe këmbimin e përvojave dhe studentëve. Bashkëpunimi gjithashtu do të thellohet edhe në zhvillim e projekteve të përbashkëta hulumtuese, organizim të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore përfshi seminare, simpoziume, konferenca, këmbim të publikimeve dhe materialeve tjera me interes të përbashkët.
Akademia e Kosovës për siguri publike për një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me Fakultetin për Siguri Publike po ashtu edhe me Akademinë Policiore këtu në Shkup.11.41-57 Në shumë takime të përbashkëta me dekanin dhe kolegët nga akademitë policore dhe fakultetet e sigurisë në regjion kemi biseduar që të bëjmë këtë marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që të intensifikojmë bashkëpunimet tona të ndërsjella institucionale- deklaroi drejtori i përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike, Ismail Smakiq.
Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme përmes së cilës do të mundësojmë fillimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekzistues me Akademinë e Kosovës për siguri publike si dy institucione të lidhura ne shtete të afërta që kanë shumë pika të përbashkëta, duam që punëtorëve tanë por edhe studentëve tanë t’ju mundësojmë shumë hapësira të reja për bashkëpunim e më këtë të ndihmojmë edhe me krijimin e formave të reja në luftën kundër krimit- deklaroi dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski.
https://www.youtube.com/watch?v=N3l-HKdGzLk&feature=youtu.be

