27 September
Partia e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) dënon rreptësisht arrestimin e Edmond Themelkos, kryetarit aktual në komunën e Pustecit në Shqipëri, që akuzohet për “parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Maqedoni”.
AMIE konfirmon se Edmond Temelko ka kryer çdo ditë detyrimet e tij si kryetar i komunës së Pustecit në Republikën e Shqipërisë, shtetësinë dhe pasaportën e të cilës gjithashtu posedon dhe asnjëherë nuk është fshehur apo është arratisur nga vendi.
AMIE konsideron se arrestimi i Edmond Temelkos paraqet fyerje për të gjithë maqedonasit që jetojnë në Republikën e Shqipërisë dhe kërkon nga presidenti i Republikës së Maqedonisë të ndërhyjë me qëllim lirimin e tij nga burgu ku aktualish po mbahet, duke pasur parasysh këtu edhe gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.
Edmond Themelko dje pasdite është është arrestuar në qytetin e Shkupit pasi për të ishte shpallur një fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar. Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 pranoi kërkesën e PSP-së dhe i caktoi Themellkos masë paraburgimi prej 30 ditësh.
Themelko është i akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

