Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM—së, Damjan Mançevski, në daljen e tij para mediave falënderoi qytetarët e Maqedonisë dhe numrin e madh të tyre që kanë dal të votojnë. Qytetarët, tha ai treguan se e duan Maqedoninë, se dëshirojnë ndryshme dhe jetë në Maqedoni.
“Duhet të konstatojmë se për fat të keq, disa vese të keqe, të qeverisë, vazhduan edhe më tej, në tentim për të penguar qytetarët e Maqedonisë në tentim për të votuar lirshëm. Por gjithashtu e dimë se ata nuk janë të mjaftueshëm që qytetarët e Maqedonisë në mënyrë të lirshëm të shprehin vullnetin e tyre”, tha Mançevski.