Mëngjesin e sotëm, në pikun e bllokimit të trafikut, një vajzë është përplasur nga një makinë në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të qendrës tregtare “Diamond”, raporton “Sloboden Pecat”.
Siç shihet edhe në foton e publikuar nga gazeta online, vajza është e shtrirë në asfalt duke pritur ndihmën e parë.
Më shumë informacion priten nga Ministria e Brendshme. (INA)