Nën tingujt e himnit të Maqedonisë, me dorën në zemër, në prezencë të ish ushtarit të UÇK-së, Hazbi Lika, bashkë me ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski, kërkuan votën e shqiptarëve për kandidaten për kryetare të Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi.
Bëhet fjalë për tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në Tetovë, e cila u mbështet nga partneri I koalicionit LSDM, në krye me Zoran Zaevin. Megjithatë në këtë tubim, përveç përfaqësuesve të LSDM-së, në rresht të parë u pa edhe kryetari i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, njëherësh edhe ish ministër i Punëve të Brendshme gjatë konfliktit të armarosur në vitin 2001, Lube Boshkovski.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në këtë tubim tha se për të është nder që të ofrojë mbështetje për siç tha ai, një grua luftëtare e cila ka guxuar ta thotë atë që e mendon. Zaev vlerëson se Arifi i duhet Tetovës dhe Maqedonisë.
ZORAN ZAEV, KRYETAR I LSDM-SË
“Kërkoj mbështetje për Teuta Arifin, e di se vlen kjo pas të cilës qëndrojmë drejt, do të krenohemi edhe para fëmijëve edhe para nipave, ky koncept është alternativë e vetme për Maqedoninë”
Kujtojmë se në Tetovë, Teuta Arifi e BDI-së, me mbështetje të LSDM-së, garon në rrethin e dytë të zgjedhjeve kundër kandidatit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, të mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët. /Ajnur Bafqari

