Partia opozitare e LSDM-s, thotë se në 100 ditët e para të qeverisë paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Sipas kësaj partie, ky është rezultat i politikës së gabuar ekonomike të qeverisë aktuale të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Qeveria nuk e realizoi as premtimin për pagën minimale, duke treguar se nuk i intereson për punëtorët. Mësimdhënësit dhe edukatorët, kanë marrë rritje vetëm prej 0.7 për qind në vend të 12 për qind. Kjo tregon një degradim të plotë të punëtorëve dhe dinjitetit të tyre. Qeveria e Mickoskit nuk arriti t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Masat janë të vonuara dhe pa efekt, ndërsa interesi i tregtarëve duket se është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve” thuhet në reagimin e LSDM-së. /Alsat.mk
Data 30.06.2026
Aktuale
- U miratua Ligji i ri për Burimet e renovueshm të Energjisë – një reformë historike për sektorin energjetik të Maqedonisë së Veriut.
- (VIDEO) LSDM: Për dy vjet VMRO e ka çuar shëndetësinë drejt kolapsit
- Ja kush do jetë ministri i ri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut
- Trotinetët elektrikë ndalohen për personat nën 18 vjeç, miratohen ndryshimet ligjore në Kuvend
- BDI: Nga premtimi për 31.5%, te përjashtimi institucional i shqiptarëve, VLEN po e zhbën përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
- Agnesa Muaremi emërohet drejtoreshë e re e çerdhes “Fidani”
- VLEN: Bixhozi largohet nga afërsia e shkollave, mbrohen fëmijët
- “Protesta e orës 19:00 ka filluar” – Qytetarët e mbledhur para Policisë bëjnë thirrje: E gjithë Shqipëria të vijë këtu! Të lirohen shokët tanë, ose do jemi në mosbindje civile


