Mickoski është i vetmuar në mbrojtjen e krimit, vullneti i qytetarëve është fitimtar, Maqedonia do të vazhdojë përpara. Hristijan Mickoski është tradhtar i interesave
nacionale, që nuk di se çka do, ka reaguar sot LSDM përmes një komunikatë për media. “Mickoski pa turp kushtëzon marrëveshjen dhe referendumin te ardhshëm me amnistimin e
kriminelëve të familjes dhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së krimit, Mickoski tenton të shtyjë Maqedoninë në izolim dhe paqartësi. Joserioziteti i tij çon në atë të mbetemi të vetmuar, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia çon në konflikt, ndarje, kriminalitet dhe padrejtësi”, thuhet në kumtesë. Por, shtohet më tej, sa do që të mundohen, VMRO- DPMNE dhe Mickoski nuk do ta bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. “Maqedonia është shumë më e fuqishme se sjellja antishtetërore e Mickoskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut


