16 October
Zgjedhjet e së dielës nxorën fitues në 46 komuna dhe qytetin e Shkupit që në raundin e parë zgjedhor. Në 34 komuna do të votohet në raundin e dytë, të zgjedhjeve që do të mbahen pas dy javësh. Shumicën e komunave përfshi edhe bastionet e përhershme të VMRO-DPMNE-së i ka fituar LSDM-ja. Në pjesën më të madhe të komunave me shumicë shqiptare shkohet në balotazh.

