LSDM ka njoftuar se do të paraqes 4 padi deri tek Gjykata administrative që kanë të bëjnë kryesisht me keqpërdorimet në njësinë e gjashtë zgjedhore. Zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov tha se Gjykata Administrative është e obliguar që ti marrë parasysh të gjitha argumentet që ata do ti deponojnë deri në fund të ditës dhe të marrin vendim të argumentuar mirë. Shilegov tha se Gruevski duhet dërguar në opozitë dhe qytetarëve tu mundësohet Qeverisja e një kolektivit i cili punon në të mirën e tyre.
“LSDM-ja do të dorëzojë 4 ankesa në Gjykatën administrative, që lidhen me vendvotimet në njësinë e gjashtë zgjedhore. Gjykata administrative do të duhet të marrë parasysh të gjitha argumentet e dorëzuara me ankesën. KSHZ-ja nuk i’u përgjigj seriozisht detyrës për mbrojtjen e procesit zgjedhor, në disa vendime të parashtresave. Institucionet duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve. Regjimi është thyer. Gjithçka ka përfunduar me Gruevskin në politikë. Maqedonia do të ketë qeveri që do të punoj në interes të qytetarëve”, ka thënë Shileggov.