26 September
VMRO-DPMNE-ja e hapi në Ohër fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Në prezantimin e projekteve për mandatin e ardhshëm, kreu i kësaj partie Nikolla Gruevski kërkoi votën e qytetarëve të Ohrit për kandidatin e kësaj partie, për siç thekson ai, mbrojtjen e Maqedonisë, integritetit kombëtar dhe kulturës maqedonase. Gruevski akuzoi Qeverinë e re për shitje të interesave kombëtare dhe dështimin e saj në sferën ekonomike.
Atdheut tonë si asnjëherë deri më tani i nevojiten njerëz të eksponuar. Gjendemi para sprovës historike për vendim ndaj të ardhmes së atdheut. Janë vendosur në pikëpyetje: ekonomia jonë, integriteti kombëtar, kultura, gjuha dhe shteti. Puna jonë gjithnjë do të orientohet drejt juve dhe Maqedonisë. Gjithmonë do të punojmë për një të nesërme më të mira dhe do të angazhohemi për Maqedoninë tonë të përbashkët – tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Alsat-M

