26 September
LSDM-ja e filloi nga Manastiri fushatën për zgjedhjet lokale. Socialdemokratët duke kërkuar mbështetje nga qytetarët e Manastirit, premtuan projekte për zhvillim infrastrukturorë dhe ekonomik. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev kërkoi mbështetje më të madhe se në zgjedhjet Parlamentare, që sipas tij do të ishte mundësi për të kthyer jetën në Manastir dhe për t’u fokusuar në zhvillimin e qytetit. Zaev akuzoi kreun aktual të Manastirit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkatërrimin e qytetit.
Të punojmë dhe kompensojmë me qëllim që të kemi lumturi, të ketë jetë në Manastir ashtu siç kishte dhe e dimë si ishte. Mundet edhe Maqedonia edhe Manastiri të jetojnë më mirë, të presim këtu fëmijë dhe nipa, të kënaqemi dhe krenohemi me shkolla dhe çerdhe për fëmijë, me infrastrukturë të mirë dhe perspektivë, si dhe shpresë për gjeneratat aktuale dhe gjeneratat e ardhshme. Sonte kërkojë amanetin tuaj për obligimin dhe detyrimin tonë që të punojmë për qytetarët sepse çdonjëri qytetarë është i rëndësishëm – tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
Alsat-M

