26 September
Shoqata “Llupa e Gjelbër” procedoi 18 ankesa për gjykatës deri tek Këshilli për verifikimin e fakteve. Iniciativat procedohen ndaj gjykatësve në Gjykatën Themelore Shkup 1, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme. Procedurat për bazë kanë “keqpërdorimin e detyrës zyrtare”. Procedura janë iniciuar edhe ndaj gjykatësve në rastin e Sead Koçan dhe pesë gjykatësve në Gjykatën e Apelit.
Procedura e parë është ndaj gjykatëses Rahillka Stojkovska, Xhemail Saiti, iniciativa e dytë ndaj tij dhe ka procedurë penale. Risto Katalenoski, iniciativa e dytë dhe ka procedurë penale. Gjithashtu edhe ndaj Faik Arsllanit, iniciativa e dytë dhe ka procedurë penale si dhe Jovo Vangellovski, iniciativë të dytë dhe procedurë penale. Gjithashtu ndaj gjykatëses Liljana Ivanova Shopova, kryetare e Gjykatës së Apelit, Tatjana Dukovska, Afrim Fidani, Zoran Dimitrievski dhe Enver Amzai të gjithë nga gjykata e Apelit- deklaroi Vane Cvetanov, kryetar i shoqatës “Llupa e Gjelbër”.
Cvetanov shton se ndaj Jovo Vangellovskit dhe Marko Zvërlevsit janë duke u proceduar edhe padi penale për shkak të shkeljes së procedurave për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan ndaj të cilave kompetente ka qenë PSP-ja.
Dua të shtoj se për rastin e Sead Koçan, Këshilli jonë është në fazë të përgatitje të padisë penale ndaj ish kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe ndaj gjykatësit Jovo Vangellovski për shkak të shkeljeve flagrante në procedurë- theksoi Vane Cvetanov.
Ditë më parë kjo shoqatë inicioi pesë procedura tjera për shpërdorim detyrës zyrtare. Këshilli për verifikimin e fakteve është duke proceduar me lëndët.
Adrian Kerimi

