Lëvizja Ilirida: Iliridën do ta drejtojmë, pas gjurmëve ekonomike të Zvicrës

Lëvizja për Iliridën, përveç  platformës për zgjidhje  politike, e ka të hartuar edhe programin zhvillimoro ekonomik. Është  program  i dedikuar enkas kushteve dhe resurseve natyrore me të cilat disponon teritoti i Iliridës.

Programi zhvillimoro  ekonomik piknisjen e realizimit do ta fillojë që nga ndryshimi i programit edukativo arsimor ,i cili do të transferohet  për  të pragatitë kuadro për fabrikat që do të ngriten në teritor.

Bartës i zhvillimit do të jenë kapacitetet ekzistuese, të cilëve do ju ofrohen mundësi për ti dyfishu kapacitetet,kurse bartës tjetër të zhvillimit  do të mbështetim investitorët e jashtëm të cilët kanë mundësi për të ngritur kapacitete prodhuese, kryesisht për eksport,por   të cilëve do u pregatiten paraprakisht kuadro profesionale. Për plasimin e prodhimeve jasht vendit do themelohen agjenci me promotorë prefesionalë,konsaltingu të angazhuar për gjetjen e tregjeve të jashtme,  për shitjen e  prodhimeve vendore jasht vendit. Prodhimet e vendit do të ngriten ne kualitete  të brenduara.

Programi është i bazuar që çdo vendbanim të ketë fabrikë, dhe që e tërë popullata të inkuadrohen në punë. Programi ynë për ta zgjedhur papunësinë e popullsisë nuk është i bazuar  me punsime në administrate por  nëpër  fabrika. Ku do punsohen me shpejtësi, armata e të pa punsuarve. Për katër vite do të ulet pa punësia deri në 15%

Si dhe standardi jetësor do të ngritet me shpejtësi rapide,ashtu që roga më e ulët do të nivelizohet me rogat e vendeve të europës së mesme.

Po ashtu do të shkarkohet pushteti komunal nga administrate e stërngarkuar.Do të implementohet risi e re që institucioni zavendës do të zhduket nga funksionaliteti

Kjo është vetëm një sekuencë e programit ekonomiko zhvillimor. Lëvizja për Iliridën është përkushtuar që dhimbja shekullore e popullsisë siç e quajmë gurbeti i zi do të çrënjoset tërësisht nga trevat tona.