Nga rrëshqitja e madhe e dheut njëra korsi e rrugës në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër në gjatësi prej 20 deri në 30 metra është në ndërprerje.
LAMM njofton se komunikacioni po riorientohet në korsinë tjetër deri në pastrimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut.
Në raportin e mesditës, LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
“Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën tonë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton LAMM.