Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Istog, ku ka humbur jetën Enis Osmanaj si pasojë e një vetaksidenti.
Siç mëson Sinjali, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 në fshatin Dobrushë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.



