Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se Maqedonisë i duhet një Qeveri stabile e cila do t’ju qaset sa më shpejtë reformave të nevojshme dhe rrugës euroatlantike. Zaev edhe një herë i ka kërkuar presidentit Ivanov që t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, duke i apeluar kreut të shtetit që të mos humb më shumë kohë. “Maqedonia patjetër të ecë përpara. Nga zgjedhjet e fundit është I qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime. Prandaj kërkuam nga presidenti Gjorgji Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humbin kohë më shumë, të veprojë sipas Kushtetutës dhe të ma ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Ne presim që të formojmë shumicë të re parlamentare, me çka do të sigurojmë Qeveri stabile reformatore, siç vendosën qytetarët, ka thënë Zaev”, njoftuan nga LSDM.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


