07 September
Kuvendi sapo ka miratuar shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Me 61 vota për dhe asnjë kundër shumica miratoi vendimin por në momentin e votimit, deputetët e opozitës të revoltuar e lëshuan sallën e Kuvendit me arsyetimin se paraprakisht kanë pasur një marrëveshje me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi që propozimi i njëjtë të shtyhet për të hënën. Mes tjerash deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësojnë se zgjedhja e prokurorit të ri në prag të zgjedhjeve lokale është veprim i jashtligjshëm. Ish Prokurori Publik Marko Zvërlevski u shkarkua nga Kuvendi më 17 gusht kurse në vend të tij është ushtrues detyre prokuror publik Liljana Spasovska.

