Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 12-të e miratoi Ligjin për punëtorët nga firmat e falimentuara.
Me ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit mundësohet që rreth 3.000 persona të fitojnë kompensim mujor prej nga 8.356 denarëve, përkatësisht 34 për qind të neto rrogës së paguar mujore vitin e kaluar. Brenda vitit për atë dedikim nga Buxheti i APRM-së do të sigurohen 300.816.000 denarë.
Personat e papunë të përfshirë me ligjin duhet të kenë së paku 15 vite stazh në ndërmarrjet me pronësi dominuese të shtetit, ndërkaq atje marrëdhënia e punës t’u jetë ndërprerë në bazë të falimentimit, likuidimit apo tepricës teknologjike, përfundimisht me 30 qershorin e këtij viti.
Në pjesën e hyrjes në fuqi të ligjit të jenë në moshë prej së paku 52 viteve, për gratë, përkatësisht 55 vite për burrat.
Personat duhet të kenë realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janarit të vitit 1995, ndërsa pas realizimit të së drejtës të kompensimit në të holla të mos kenë qenë të punësuar në kohë të pacaktuar, përkatësisht marrëdhënia e punës të mos u jetë ndërprerë me vullnet apo faj të tyre.
Ligji u soll unanimisht me 82 vota “pro”. Deputetët nga shumica parlamentare në debat theksuan se nuk bëhet fjalë për populizëm, por për rregullim të një padrejtësie të shkaktuar ndaj një kategorie qytetarësh. Opozita e mbështeti ligjin, por theksoi se në të ka parregullsi dhe me të sërish një pjesë e punëtorëve nga firmat e falimentuara nuk do të përfshihen.
Data 20.05.2026
Aktuale
- E goditi qëllimisht me xhip dhe tentoi ta sulmonte, 29-vjeçari përfundon në spital
- Ra në pusetë, të premten varroset Donikë Gocaj që humbi jetën në ShBA
- Konjufca e quajti frizerkë, reagon Vjosa Osmani
- Vendosen edhe 6 sensorë matës në Dibër
- Kasami: VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani
- BDI: Keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional
- Gjysmë milioni euro u gjetën në një bunker në një minibus në pikën kufitare Tabanoc
- VIDEO/ Shisnin kokainë dhe hashash afër shkollave, çmontohet grupi kriminal, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim! Ja çfarë u sekuestrua gjatë kontrolleve

