01 November
Tatjana Llallçevska, Aneta Simeska Dimovska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Konstantin Konstatinov, Meral Uzeiri Ferati, Rexhep Memedi janë deputetët e rinj të Kuvendit. Pasi komisioni përkatës verifikoi mandatet, në seancë plenare me 78 vota pro nga gjithsej 104 prezent, Kuvendi vendosi që këto deputetë t’i zëvendësojnë 8 deputetët që u shkarkuan gjatë ditës.
Konstatoj se raportet dhe propozimi i Komisionit për mandate dhe imunitete janë miratuar dhe se me këtë është kryer verifikimi i mandateve të deputetëve: Tatjana Llallçevska, Aneta Simeska Dimovska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Konstantin Konstatinov, Meral Uzeiri Ferati dhe Rexhep Memeti – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Paraprakisht, Kuvendi miratoi dorëheqjet e 8 deputetëve dhe konstatoi se të njëjtëve iu pushoi mandati. Prej tyre 6 ish deputetëve të LSDM-së mandati i deputetit iu pushoi për shkak se të njëjtët tashmë do të jenë të angazhuar në pushtetin lokal. Petre Shilegov për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Stefan bogoev, të komunës së Karposhit, Maksim Dimitrievskit i kumanovës, Sasho Kockov i Gjevgjelisë dhe Kosta Janevski për kryetar të komunës së Strumicës. Njëherit mandati i pushoi edhe Bardhyl Dautit të PDSH-së dhe Zeqirja Ibrahimit të Lëvizjes BESA pasi këto dy nuk i tërhoqën dorëheqjet e tyre, që i kishin dorëzuar para zgjedhjeve lokale.
Seancën e parë pas zgjedhjeve lokale, deputetët e filluan me urime për rezultatet e arritura.
Në nga seancat e radhës Kuvendi pritet të zgjedh edhe tre anëtarë të rinj të qeverisë të cilët janë zgjedhur për kryetar të komunave. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se javën e ardhshme do të shqyrtohen kandidaturat e mundshme për zëvendësimin e tyre. Bëhet fjalë për postet e Ministrit të shëndetësisë, ministrit pa resor dhe rë zëvendësministrit të Arsimit.
Anesa Salihu

