Kuvend, betohet përbërja e re e KSHZ-së

Kuvend, betohet përbërja e re e KSHZ-së

Përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve bëri betimin dhe zyrtarisht mori detyrën, por me punë do të fillojë të hënën. Kryetari i sapozgjedhur Aleksandar Dashtevski, i zgjedhur me propozim të VMRO-DPMNE-së, e konsideron veten si më jopartiaku mes kolegëve.

– Advertisment –

“Zgjedhja bëhet me propozim të partisë por deri në vendim. Pastaj vetë ligji thotë se duhet të punojmë me profesionalizëm. Këtu përfundon ndihma politike. Mund të thuhet se unë jam më jopartiak nga të gjithë, nuk jam anëtar i ndonjë partie politike.”-pohoi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Dashtevski ishte akuzuar për afërsi me pushtetin e kaluar por ai nuk beson se përzgjedhja e tij ka lidhje me këtë. Zotohet se do ta bëjë detyrën me profesionalizëm. Ai ka qenë anëtar i institucionit të zgjedhjeve edhe më herët. Rreth ndryshimeve të mundshme në legjislaturën zgjedhore, Dashtevski thotë se vendosin partitë.

“Kodi zgjedhor dhe ligjet që lidhen me të bëhen me marrëveshje mes partive politike kështu që nëse vjen tek një proces i tillë ne vetëm mund të japim këshillat tona meqë kolegët kanë përvojë por edhe unë si ish anëtar i KSHZ-së.”-tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.   

Mes anëtarëve të KSHZ-së, tre u rizgjodhën nga përbërja e kaluar. Mes tyre është edhe nënkryetarja Dimire Shehu. Detyra e radhës më e rëndësishme është organizimi i zgjedhjeve lokale në tetor.

Fatlume Dervishi