Eria Ago është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit! Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij. Ago, për SPAK dhe Policinë e Shtetit ka mbi “shpinë” akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
Por nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare! Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.
Përkundrazi, është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago. Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.
Biseda e përgjuar nga prokuroria:
Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë
Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?
Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar
Anjeza: Ça bëhet mo?
Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput
Anjeza: Po si të gjithë
Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?
Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin
Zogu: E di, po po.
Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…
Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej
Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall
Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë…
Edhe pse asokohe, stafi i ZËRI-t, konfirmoi se “E” në fjalë ishte ish-miss Albania, Eria Ago, kjo e fundit reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje THEKSONTE se nuk kishte nevojë për para!
“Duke ju përshendetur të gjithëve që jeni duke lexuar këtë status dhe më gjërë. Dua të ndaj me ju një deklarate të fortë për sa i përket titujve të sotshëm në portale, në kronikën rozë dhe në shumë faqe të medha në rrjete sociale. Nuk do duhej në këto komente të tejzgjatemi në reflektim, por të mos besojmë në atë çfarë është shkruar sot mbi emrin tim, qellimit për të hedhur balte mbi figuren time publike dhe mbi moralin tim tashmë është një objektiv i deshtuar për ata gazetare apo menaxhues portalesh.
Shpifja e tyre duke besuar ne ndërgjegjen tuaj dhe në pafajësinë time më bënë të ndihem mirë në këto momente. Nuk dua të shfaqem si njeri që dua të mohoj të vërtetën, por si një vajzë që vjen nga një familje e lartë dhe me plot moral, unë nuk kam pasur kurr nevoje të mbeshtetem tek një partner, si pasoje e nevojës ekonomike, sepse puna ime e palodhshme dhe kontributi i familjes time më bënë që unë të kem atë çfarë dua.
Dua të theksoj që nuk mohoj njohjen me Hermesin, sepse ai ka nje lidhje miqsore me mua dhe familjen time, por vetem kaq. Duke ju përshëndetur dhe duke besuar serisht që ju keni besim në ndërgjegjen dhe në figuren time dua ta mbyll me një shprehje: Çdo moment fjalët tona janë gënjeshtra dhe vetëm veprimi ynë është e vërteta!,”-shkruante ajo.
Pas kësaj ngjarje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shume sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Queen 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë.
“Dashuria… Dashuria çon botën përpara. Dashuria të lë pa gjumë, por dhe të jep dritën e jetës. Dashuria nuk duhet të mungojë kurrë në jetën tonë. Dashuria për familjen, për punën, për gjysmën tënde, për gjithçka!,“-citonte ish-missi, e cila për “dashurinë” mori pjesë në një ekzekutim…në vrasjen e një personi!
Për të ende nuk ka një vendim fajësie, dhe derisa ta thotë gjykata i prezumohet pafajësia, por duket se fakte ka; madje dhe të mjaftueshme për ta vendosur në pranga. Ndoshta ka “ndihmuar” nga dashuria, ndoshta për përfitime të tjera, këtë ende nuk e dimë, por cilado qoftë arsyeja, e reja tashmë është në pranga duke u futur në histori si një ndër vajzat që kanë asistuar të dashurit e tyre që të marrin jetën e dikujt. Por në këmbim të çfarë?/zeri