https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2068716416502533/
6 March 2018 / 14:39
Aparate të reja u pranuan në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, të cilat ndihmojnë në tërheqjen e tërësishme të tumorit në sistemin e frymëmarrjes dhe në mushkëri, me kosto më të ulët. Me ndihmën e këtyre aparateve tumori hiqet pa ndërprerje kirurgjike klasike, por bëhet vetëm me futjen e bronkoskopit në rrugët e frymëmarrjes. Këto aparate në Klinikë do të qëndrojnë për një periudhe të pa caktuar kohore por drejtori i kësaj klinike tha se do të bëjmë të pamundurën që ata të mbesin aty që të mund t’u shërbejnë qytetarëve.
Tumori hiqet pa prerjen klasike të gjoksit dhe ndalohet gjakderdhja, intervenim cili kryhet shumë shpejt dhe pa pasoja tek pacientët. Kuptohet me këto aparate kursehet shume, jo vetëm në lidhje me shëndetin e pacientëve por edhe nga ana financiare kursehet shumë, sepse një operacion klasik kirurgjik kushton shumë më shumë se sa një intervenim i tillë. Pastaj ekziston edhe mundësia e vendosjes se stendës që ndikon në mos rritjen e tumorit i cili dëmton sistemin e frymëmarrjes – tha Dejan Dokiq, Drejtor i Pulmologjisë.
Këto aparate mundësojnë kryerjen e disa intervenimeve, para se gjithash devitalizimin e indeve, marrjen e biopsisë së gjakut dhe heqjen e tërësishme të tumorit – u shpreh Stefan Habisreitinger, Erbe Elektromedicin.
Përafërsisht në vit pritet që të ketë 50 pacientë me sëmundje të tilla, të sistemit të frymëmarrjes. Personat që kanë pasur tumore të tilla shpesh kanë përfunduar me humbje jetës, por sipas drejtorit të klinikës, me këto aparate mund të shpëtohet jeta e njerëzve. Qendër me aparatura të tilla në rajon gjenden vetëm në Sofje, Athinë dhe Beograd.
Valmira Zendeli


