Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurc, i cili sot me kolegun e tij hungarez dhe austriak Peter Siarto dhe Karl Erjavec, në Bruksel organizoi mëngjes pune të Këshillit të BE-së me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, në deklaratë për MIA-n pas takimit nuk e ka fshehur kënaqësinë në emër të Brukselit zyrtar për zgjedhje parlamentare të zbatuara me sukses.
Sipas Kurc, tani është koha që fituesit në zgjedhje në afat të shpejtë të formojnë Qeveri stabile, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
“Jam shumë i lumtur që pas një periudhe shumë të vështirë kohore, Maqedonia ka mund të organizojë zgjedhje korrekte. Tani mendoj se nevojitet që të bëhet përpjekje që të formohet Qeveria stabile sa më shpejtë që është e mundur.