“Austria është mik i Ballkanit dhe Maqedonisë”, shkruan në Tuiter, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
https://twitter.com/Dimitrov_Nikola?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fportalb.mk%2F426099-kurc-deri-te-dimitrovi-austria-e-perkrah-maqedonine-ne-rrugen-drejt-be-se%2F
Në takim, ashtu siç informojnë nga MPJ-ja e Austrisë, është diskutuar për emigrantët, euro-integrimet, OSBE-në, me të cilën sot udhëheq Austria dhe ministri i saj, Kurc, por edhe për situatën në rajonin e Ballkanit. “Jam i gëzuar e takova ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla DImitrov, në takimin e tij të parë zyrtar në Vjenë. Austria dhe Maqedonia kanë lidhje të fuqishme bilaterale. Maqedonia është partner mjaft i rëndësishëm në luftën kundër emigrimin ilegal në Rutën Ballkanike. Gjithashtu, kemi biseduar edhe për euro-integrimet e Maqedonisë të cilat i përkrahim”, ka shkruar në Tuiter Kurc.

