Rilind Mahmudi
Maqedonia për momentin kalon në periudhën më të vështire politike që prej pavarësimit te saj. Maqedonia nga një vend i cili duhej të kalojëtranzicionin, kaloi në trans. Dështimet në të gjitha sferat ndikuan që vendi ynë të mos mund të përparojë drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. Opinioni vendas çdoherëështëmësuar të përballet me situata nga më të ndryshmet, që nga dështimet, korrupsionet, krimet dhe së fundi edhe skandalet e ashtuquajtura “hotline”, por që i mban gjallë ëndrra se një ditë do të “bëhet mirë”.
Do te thoni, pse populli në Maqedoni gjithmonë merret me politikë? Pse çdo i ri e i moshuar din gjithçka që ndodh në skenën politike? Pse duhet qëçdo ditë të diskutohet situata politike në Maqedoni? A thua edhe ne shtetet e zhvilluara ndodh e njëjta gjë? A thua edhe zviceranët e dinë se cili ështëemëruarMinistër i Drejtësisë apo Ministër pa Resor? Jo të nderuar, ata nuk merren me gjëra të tilla pasi që nuk kanë kohë. Nuk kanë kohe pasi që janë tëpreokupuar me obligimet dhe punët e tyre me të cilat sigurojnë të ardhurat për një jetë normale dhe as që u intereson se kush e udhëheq shtetin, në momentin kur shteti i tyre ështënjë shtet normal, shtet i cili siguron mirëqenie ekonomike dhe sociale si dhe shtet në të cilin nuk luteshçdo ditë të të jepet një mundësi që ta braktisësh atë.
Deri para ca kohe opozita shqiptare në Maqedoni ishte një bukuroshe e fjetur. Madje, disa thonë se as që ka pasur opozitë për disa vite me radhe. Edhe këta pohime të shumëindividëve nuk janë për të na habitur pasi që vetë kemi qenë dëshmitarëtë këtij cirku pozitë-opozitë shqiptare, kur nga përgjimete kuptuam se edhe opozita ka qene pozitë. Mirëpo tani situata filloi të ndryshojë. Shumë të rinj e të reja e kuptuan se kacafytjet dhe akuzat e ndërsjella midis pozitës dhe opozitës ishin vetëm një cirk dhe mashtrim, ku më pas të gjithë e shijonin bashkë pushtetin deri aty ku ua lejonte “shefi në hije” i partisë maqedonase në pushtet. Fatmirësisht, situata filloi të ndryshoje me paraqitjen e dy subjekteve te reja politike,Lëvizja Besa dhe Lëvizja për Reforma-PDSH. Tani u janë prishur planet BDI-se dhe PDSH-se të aktrojnë me akuza të ndërsjella, me kacafytje, madje edhe me rrahje ne Kuvend se cili do të mbrojë më shumë interesat shqiptare. Por për habi, kjo nuk mjaftoi që populli shqiptar në Maqedoni tëvetëdijesohet në nivelin e duhur dhe të hapë sytë përballë realitetit që na rrethon. Politika jetën e kishte bërë të tillë që edhe nëse diçka nuk është në rregull, populli nuk guxon të kritikojë por vetëm tëlëvdojë sepse do na hidhërohej “mbreti”. Përveç hidhërimit, individi mund të përballej edhe me “pasoja”, si largimi nga vendi i punës apo mospunësimi. Shqiptarin e Maqedonisë e preokupojnë vetëm këta dy gjëra, pasi që më shumë se kaq nuk mund të arrijë. Jo se nuk dëshiron, por aq janë mundësitë që na i ka vendosur politika shqiptare dhe maqedonase në vend. Gjëra më e madhe që mund të arrijë një i ri shqiptar në Maqedoni është një punësim ku do te siguronte kafshatën e gojës dhe nuk do të detyrohej të marrë rrugën e kurbetit.
Me secilin që do të takoheshim do të ndanim tënjëjtat halle: papunësi e madhe, gjendje e rëndë ekonomike, largim i rinise në shtetet perëndimore, të llogariturit si popull i rendit të dytë në Maqedoni, diskriminim nëpër institucione si dhe një varg problemesh tjera. E gjithë kjo për habi nuk e zgjoi popullin, por ama atë e zgjuan “bombat e Zaevit”. Atëherë populli filloi të kuptojë se kush na udhëheq, si na udhëheq dhe për ku na udhëheq. Asokohe u zbuluan pak “bomba” për politikanët shqiptarë në krahasim me ato maqedonas, por ama që mjaftuan të kuptojmë se me çfarë kemi tëbëjmë. U zbuluapamja e vërtetë e fytyrave “engjëllore” të disa politikaneve të cilët brenda tyre kishin “djallin”. Ata fytyra “engjëllore” as qëkanë pasur në plan të parë ndonjëherë interesin e popullit, por vetëm interesin personal. Jo qëkëtë nuk e kemi ditur, por na duheshin fakte. Fakte me të cilat do ua mbyllim gojën se ata me të vërtetë punojnë për ne. Dhe pas publikimit të gjithë atyre incizimeve, kjo nuk mjaftoi që BDI të tërhiqet nga kolltuku i butë qeveritar. I gjithë publikimi i bombave atyre nuk u la përshtypje. Madje, me pompozitet të madh bënë thirrje që të publikohen të gjitha bombat që i posedon opozita.
Tash shtrohet pyetja, përse BDI nuk u tërhoq atëherë kur filloi publikimi i bombave të para? A nuk e dinin se brenda atyre bombave mund të kishte edhe bomba “hotline”?! Është për të na habitur fakti përse BDI u trondit aq shumë kur filluan të publikohen “bombat” e fundit të këtij lloji. A thua, aq tëmoralshëmjanë politikanet tanë që u preken aq shumë nga publikimi i vetëm një incizimi tëpaligjshëm, e që preku në moralin e tyre? Apo mos ketëdiçkatjetër. Mos ketë edhe shumë bomba tjera “hotline” për politikanët tjerë dhe për hir tësituatës të ruhen ata politikane me “përvojë” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilët sipas partisë janë shumë të nevojshëm që të mos “digjen” dhe në vend të tyre përkohësisht të vendosin të rinj të cilët deri tani nuk u ishte dhënë mundësia të promovohen si kuadro të rinj dhe shpresëdhënës.
Sidoqoftë, lajmi se tash ish-zëvendës kryeministri nuk do te jeptedorëheqje nga posti “detyroi” kryetarin e partisë që të bëjë një “rifreskim” të ekipit ekzekutiv, ku shumë politikanë me poste të “përjetshëm” dhe politikanë të cilët sapo filluan të shijojnë pushtetin dhe luksin u bënë kurban i MusaXhaferrit. A thua a është në dijeni se çfarë u ka bëre shokëve të vet? A thua do ia falin shokët e tij përse e lejoi që edhe ata të bëhen kurban kur mundeshin të mbeten “qengj” të butë në kolltuqe? Mbetet të shihet ditëve në vijim se kush afër kujt do të ulet në karriget e para gjatë promovimit të programit zgjedhor dhe të shihet se kush kujt ia ka falur “djegien” politike.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë fryma e re, politikanët e rinj në ekzekutiv, të promovuar nga partia në pushtet. Koha do tregojë se a do të ketë me të vërtetë një reformim me ata politikanë të rinj, a do ta kenë me të vërtetë pushtetin ekzekutiv në dorë ose jo, apo do të detyrohen të luajnë sipas instruksioneve të të “mëdhenjve” në parti dhe më pas të bëhen kurbanete ardhshëm të partisë.
Shqiptarët në Maqedoni jo se nuk e duan ndryshimin, por ata presin që tëtjerët t’uabëjnë atë ndryshimin. Derisa tëvetëdijesohen plotësisht dhe te vendosin që të marrin punët në krahët e tyre për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ne do të vazhdojmë të gjendemi në këtë situatë, madje ndoshta edhe më keq.