Pasagjerët e një avioni të United Airlines kanë pasur mundësinë të provojnë udhëtimin pas në kohë: Boingu 777-300 u nis nga kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul pasi atje kishte trokitur viti i ri 2023.Destinacioni i tij sakaq, ishte San Francisko në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndërrimi i viteve nuk kishte ndodhur ende. Pasagjerët, thonë mediat e huaja, praktikisht udhëtuan një ditë pas me kalimin nëpër disa fasha orare: nisja u bë në 1 janar, 2023 në orën 00:29 nga aeroporti ndërkombëtar i Incheonit, ndërsa zbritja në San Francisco në 5:01 në 31 dhjetor 2022.Linja Ndërkombëtare e Datave që kalon nëpër Oqeanin Paqësor është ajo që mundëson “udhëtimin në kohë”. Avioni hyn në një zonë që është më pak se 23 orë përpara zonës së mëparshme pas nisjes nga Azia për në Amerikë, dhe kjo zonë “rritet”, teksa mjeti fluturues vazhdon në rrugën e tij. Avioni ishte ende në vitin 2023 në orën 14:43 të së shtunës, pasi kishte qenë në ajër për dy orë e trembëdhjetë minuta.Pasagjerët e fluturimit UA858 nuk ishin megjithatë të vetmit që përjetuan këtë moment të veçantë, sepse edhe një avion i Star Alliance kreu një fluturim të ngjashëm nga Guami në Hawaii.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Rama del me sqarime pas deklaratave të Kërçelit: Shpjegon çfarë përfshihet në 8.50 euro për metër
- BDI: Në Akademinë Ushtarake nuk është pranuar asnjë kadet shqiptar! Ku mbeti përfaqësimi që premtohej?
- Numri i të vrarëve në sulmin rus mbi një pikë humanitare në Ukrainë u rrit në 53
- Detaje nga hetimi ndaj një grupi fajdexhinjsh nga Kumanova: Kërcënime dhe kontrata të rreme
- Skandali i tenderit për autobusë: Dhëndri i drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës në qendër të hetimeve
- Pesë persona përballen me kallëzime penale pas aksionit kundër fajdexhinjve në Kumanovë
- Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion
- Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, transportonte dru pa dokumente dhe pa patentë shoferi



