Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në vazhdimin e sotëm të seancës, në të cilën debaton rreth ankimimit të fundit për zgjedhjet më 11 dhjetor, vendosi që në marrje plotësuese në pyetje të ftohen Këshilli zgjedhor nga vendvotimi 2011 në Tearcë, anëtarët e Komisionit komunal zgjedhor dhe vëzhguesi nga LSDM-ja, i cili ka shënuar vërejtje në procesverbalin pas votimit, në çka është bazuar ankesa.
Gjithashtu, duhet të sillet edhe gjithë materiali i besueshëm dhe jo i besueshëm, si dhe ditarin e punës në këtë vendovitim në NJZ6. Mes tjerash duhet të gjendet edhe procesverbali numër 15 nga vendvotimi 2011 në Tearcë, i cili nuk është, ndërsa anëtarët e KZ pohojnë se e kanë dorëzuar KKZ. Anëtarët e KSHZ-së kërkuan edhe procesverbal nga dëshmia parapake e Këshillit zgjedhor.
Seanca do të vazhdojë pas arritjes së anëtarëve të KZ dhe KKZ-së.
LSDM-ja kërkon që të shfuqizohet votimi në këtë vendvotim sepse në fillim të votimit ka munguar një fletëvotim me tufën, në të cilën është shënuar numri serik. Gjatë numërimit të votave, fleta është gjetur në kutinë votuese. Sipas anëtarëve të LSDM-së, është prishur gjithashtu edhe sekreti i votimit, ndërsa nuk është as procesverbali numër 15 nga vendvotimi.
Anëtarët e KZ dhe kryetari i KKZ-së tashmë janë marrë në pyetje nga ana e KSHZ-së dhe është kryer verifikim i materialit zgjedhor.
Deri më tani KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim nga lëvizja Besa dhe ka anuluar votim në një vendvotim në Gostivar. Janë hedhur poshtë pesë ankimime të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja Besa. LSDM-ja, megjithatë, dje ka tërhequr dy ankimime.
Pas dorëzimit të vendimeve deri te partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor do të fillojë të vijojë afati 24-orësh për parashtrim të padive deri te Gjykata Administrative, Megjithatë, duhet të vendos rreth padive në afat prej 48 orëve.
Para ndërtesës ku ndodhet selia e Komisionit, edhe sot janë mbledhur qytetarë të cilët protestojnë për, siç thonë, të parandalojnë që të ndërmerret vullneti i shumicës së qytetarëve. Ka fjalime, ndërsa qytetarët lëshojnë muzikë dhe dëgjohen daulle.