Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili është në vizitë zyrtare në Suedi, sot i shoqëruar nga deputetët Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, patën audiencë me mbretin e Suedisë, Karl i Gjashtëmbëdhjetë Gustav.
Në pjesën e takimit të përbashkët, kryetari dhe deputetët shprehën mirënjohjen e tyre për pritjen dhe takimin e mundësuar me madhërinë e tij dhe theksuan se Mbretëria e Suedisë është një përkrahëse e sinqertë dhe shumë e respektuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se marrëdhëniet e ndërsjella karakterizohen nga një shkallë të lartë miqësie, mirëkuptimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë. Ata u informuan se Mbreti i Suedisë, Karl i Gjashtëmbëdhjetë Gustav, e ka vizituar vendin tonë dy herë deri më tani dhe ka kujtime veçanërisht të bukura nga Ohri.
Kryetari Gashi dhe deputetët Stojanoska, Sali dhe Trajçuleski i dhuruan mbretit suedez shportë simbolike me produkte tradicionale maqedonase nga disa prodhues të ndryshëm. Pas takimit të përbashkët dhe dorëzimit të dhuratës, Mbreti dhe kryetari Gashi realizuan takim gjysmë ore tete a tete.