Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka organizuar një iftar të përbashkët, ku morën pjesë krerët e shtetit, ministrat, liderët e partive politike dhe krerët e bashkësive fetare. Ky event i organizuar në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit shërbeu si një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore dhe fetare.
Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:
Kisha nderin e veçantë të organizoja një iftar të përbashkët për deputetët, kryeministrin me anëtarët e kabinetit qeveritar, liderët e partive politike, si dhe krerët e bashkësive fetare, një moment që na dha mundësinë të forcojmë lidhjet tona dhe të theksojmë rëndësinë e bashkëjetesës.
Theksova se, duke e nderuar këtë rit, që ndonëse ka sfond religjioz, në realitet rrezatojmë me dashuri, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe moral të lartë. Prandaj, i faleminderova përzemërsisht të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës, duke shpresuar që ky moment të vazhdojë të jetë një traditë që na sjell më afër njëri-tjetrit dhe na bashkon mbi vlerat e përbashkëta, për të ndërtuar një shoqëri me harmoni të plotë.