Sot dhe nesër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë Mustafa Shentop do të zhvillojë vizitë në Maqedoninë Veriore, në kuadër të kremtimit të 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimdhënies Turke.
– Advertisment –
Shentop sot pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, dhe pastaj së bashku ata do të marrin pjesë dhe do të drejtohen në kremtimin zyrtar me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies Turke në Shkup.
Kreu i Kuvendit turk prite të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.



