Krejt 2-sha! Zbulohet dëftesa e shkollës së mesme e kandidatit për rektor Blerim Saiti në Universitetin Nënë Tereza
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duhet të zgjedh rektorin e ri.
Rektorit aktual, Izet Zeqiri i skadon mandati, teksa nëpër media flitet për dy emra si kandidatët kryesorë: profesorët Bekim Fetaji dhe Blerim Saiti.
Fetaji është inxhinieri i IT-së. Sipas CV-së së tij, studimet bachelor i ka kryer në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, studimet master i ka kryer në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është Doktor i shkencave teknologjike me studime të kryera në Grac të Austrisë.
Saiti është profesori i edukimit fizik. Sipas CV-së, studimet bachelor dhe master i ka kryer në Institutin e kulturës fizike në Universitetin e Tiranës, ndërsa doktoratën në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup në 2013-tën, mirëpo një dokument i cili po qarkullon në rrjetet sociale, tregon suksesin e tij në shkollë të mesme. Krejt dysha!
Saiti të gjitha notat i ka 2-sh, një rezultat larg standardeve të kërkuara për një profesor, për të mos folur për një Rektor.