Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, si dhe dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, shkruan kreu i PDK-së.Sipas Krasniqit, me kryeministrin Kurti në Qeveri dhe me Martin Berishajn si ambasador me skandale, raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht.“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, shkruan Krasniqi.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së
- Mexhiti dhe Kasami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe dinjitet
- Gimbos i del një pamje që kishte menduar se ishte zhdukur, bëhet pjesë edhe nëna e tij – ky është reagimi i ish-banorit të Big Brotherit
- Eksperimenti revolucionar në Zvicër: Testimi i parimit të gravitetit të Ajnshtajnit
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
- Fatmir Limaj: Një ditë para verdiktit, historia e shpalljes së pavarësisë në bankën e të akuzuarve
- Kosova pret me ngrohtësi çlirimtarët e saj



