30 August
Takimi i paralajmëruar për të enjten midis shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe homologut të tij grek, Nikos Koxijas është masë për ndërtimin e besimit mes vendeve, vlerëson profesori universitar, Nikolla Dujovski. Takimet e tilla sipas Dujovskit, gjithsesi se një ditë do të çojnë në zgjidhjen përfundimtare të kontestit rreth emrit.
Qeveria jonë e mëparshme bëri më shumë hapa me të cilat në mënyrë të pamatur dhe të panevojshme e komplikoi edhe ashtu situatën e komplikuar. Ky takim i tretë për vetëm disa muaj, i Dimitrovit dhe Kocijasit çon në ndërtimin e besimit dhe në mundësinë për të negociuar për idetë eventuale. Le ta ndjejnë pulsin edhe politikanët dhe qytetarët në Greqi edhe ato në Republikën e Maqedonisë, sepse çfarëdo që të vendoset në fund do të duhet që qytetarët të deklarohen në referendum për çështje të caktuara – u shpreh Nikolla Dujovski, profesor universitar.
Sipas analistit politik, Agim Jonuz takimi është hap pozitiv, por se nuk mjafton. Për zgjidhjen e problemit duhet që Maqedonia të pranohet si partner i barabartë nga Greqia. Ndërkaq sipas tij, jemi ne ata që duam ta zgjidhim problemin, për dallim prej palës greke që nuk ka interes ta ndryshojë qëndrimin e saj.
Ata që e njohin mirë gjuhën e diplomacisë e dinë se kjo nuk do të thotë asgjë e veçantë, përveç një hapi pozitiv në mbajtjen e komunikimit. Edhe vetë fakti se mbahet komunikim dhe ka dëshirë për komunikim është pozitive. Pra në vizitën e Kocijas duhet të shohim si në diçka pozitive, afirmative dhe të mirë, por se diçka do të zgjidhet – këto janë përralla për fëmijë të vegjël. Problemi rreth emrit është i vetmi problem që momentalisht e kemi me grekët. Ne me grekët asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë problem të madh serioz – tha Agim Jonuz, analist politik.
Nesër pritet që Kocijas të arrijë në Shkup në rrugë tokësore, përmes Selanikut. Ky itinerar ndiqet me qëllim që të shmanget përdorimi i aeroportit të Shkupit, i cili prej vitit 2006 ka marrë emrin “Aleksandri i Madh”, duke shkaktuar reagimet e ashpra të Athinës që e akuzon vendin fqinj për uzurpim të historisë.
Anesa Aliti

