Kryeministri Dimitar Kovaçevski “dënoi ashpër aktin vandal” të goditjes me gurë të klubit maqedonas “Nikola Jonkov Vaptsarov” në Bllagoevgrad.
“Goditja me gurë e klubit maqedonas “Nikola Jonkov Vaptsarov” në Bllagoevgrad është një akt vandalizmi që e dënoj ashpër. Veprime të tilla nuk përputhen me politikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektit të ndërsjellë dhe miqësisë ndërmjet dy shteteve fqinje, ka thënë Kovaçevski në një postim në profilin e tij në Facebook.
Ai tha se pret që institucionet në Bullgari t’i gjejnë autorët dhe t’i dënojnë sa më shpejt.
“Pres që institucionet kompetente në Bullgari të zbulojnë dhe sanksionojnë sa më parë autorët dhe të dënojnë vandalizmin. Maqedonia e Veriut, në frymën e vlerave evropiane, do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e agjendës positive dhe diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, ka shkruar Kovaçevski. /SHENJA/
Data 08.07.2025
Aktuale
- Policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin
- BDI: Shqiptarët sistematikisht po përjashtohen në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 26 të punësuar të rinj vetëm një është shqiptar
- Kërkon lirim me kusht, zhvillohet sot seanca për Ervin Salianjin! Shërbimi i provës do të paraqesë raportin
- UNESCO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik
- VLEN : Ndryshuam qasjen diplomatike, nga satelit i Beogradit, në partner të Perëndimit
- MSH: Mbrëmë shpërtheu zjarr në Spitalin e Manastirit, nuk pati asnjë pasojë
- Arrestohet një 57-vjeçar në Shkup, dyshohet se i vuri zjarr barit në Gjorçe Petrov
- Alarmante: Shqiptarët sistematikisht po përjashtohen nga institucionet, në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 26 të punësuar, rezultati është 25:1.