Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar hartën e Shqipërisë së Madhe të vendosur në Kompleskin Memorial në Sopot të Kumanovës. Ai ka thënë se kjo është e vonuar për 145 vite dhe i parëndësishëm. Sipas tij harta të tilla janë të pranishëm në cdo vend ballkanik.
“Vlerësoj se atë që sot e kemi si shoqëri aspak nuk i bën relevante hartat e këtilla, për shkak se pas vitit 2001, pas hyrjes në NATO, ne në vendin tonë kemi harta tjera që janë më relevante, e kjo është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe me nisjen e negociatave harta me BE-në, hartën që ne do ta kemi shpresoj edhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor – hartën e Evropës së bashkuar. Kjo është gjëja e vetme që duhet ta bashkojë Ballkanin, kurse gjithçka tjetër është me 145 vite me vonesë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, deklaroi se qendra përkujtimore në Sopot të Kumanovës është hapur në pronë private dhe siç tha, nëse bëhet fjalë për pronë shoqërore, leje për këtë duhet të jep Komuna.
Data 02.06.2026
Aktuale
- Ahmeti porosi Albin Kurtit dhe VLEN-it: Me çështjet që janë larë me GJAK nuk bëhet MAJTAP
- Ngjarje tragjike në Tetovë, gjendet pa shenja jete një person në “Bllok 82”, ja detajet e para
- Klodiana Lala: SPAK po heton prej 1 viti e gjysëm çështjen e Zvërnecit, dosja mund të prekë emra të rëndësishëm
- “Rama i trembet hetimit nga SPAK!”- Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec, Klodiana Lala: Mund të sekuestrohet prona, automatikisht anulohet edhe projekti
- Mickoski konfirmon dorëheqjen e Arben Fetait – pritet rikonstruimi i qeverisë
- VLEN: Falënderim për angazhimin dhe kontributin e Arben Fetait
- ASH për Arben Fetain: Kush tradhton, do të tradhtohet
- Zendeli: Bekim Sali duhej të mbështeste studentët nga Shqipëria, jo t’i ironizonte


