Vetëm pak orë pas njoftimit të Arben Fetait për largimin nga posti i zëvendëskryeministrit ka reaguar ashpër Aleanca për Shqiptarët., partia amë e Fetait dikur.
ASH vlerëson se Fetai kishte marrë mbështetje të madhe politike dhe njerëzore, por në fund zgjodhi të largohej duke lënë pas zhgënjim te ata që besuan në të dhe në premtimet e tij.
“Arben Taravari është ai që e solli nga Brukseli Arben Fetain, i besoi atij, e mbështeti dhe i ofroi mundësinë të shërbente si ministër, me fuqi vendimmarrëse. Siç duket, Fetai këtë besim ia ktheu me tradhti, në vend të mirënjohjes, bashkëpunimit, kontributit brenda partisë, ai e preu në besë dhe i nguli thikë pas shpine me zgjedhjet e tij. Por një fjalë thotë: ‘Kush tradhton, do të tradhtohet’, edhe Fetai e përjetoi tradhtinë nga njerëz që ai vetë i konsideronte të besueshëm”, thuhet në reagimin e ASH-së.


