Alsat 2019-05-30T22:21:25+02:00
Zëdhënësi i LSDM-së Kosta Kostadinov, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat mohoi që brenda partisë më të madhe në pushtet, LSDM-së të ketë përplasje edhe pas dorëheqjeve dhe largimeve të fundit në këtë parti dhe se ata kanë besim të plotë te kryetari i tyre Zoran Zaev.
Nëse ka pasur debat, nuk do të thotë se ka pasur përplasje. Në mbledhjet e Këshillit qendror të LSDM-së gjithmonë ka debat për çdo pyetje. Gjithsesi në këshillin e fundit qendror u hap debati. Më duhet të ceki se i gjithë debati dhe ata që ishin diskutues në vetë këshillin qendror ishte në drejtim të mbështetjes dhe nxitjes dhe inkurajimit për ndryshimet që i do dhe i bën kryetari Zoran Zaev. Absolutisht, nga të gjithë nënkryetarët që deponuan dorëheqje te kryetari para fillimit të vetë Këshillit qendror, e dorëheqjet e të cilëve u pranuan në seancën e Këshillit qendror, morëm mbështetje absolute. Po atë mbështetje e morëm edhe nga anëtarët tjerë të Këshillit qendror. Jemi duke bërë hapa që deri tani nuk janë parë në jetën politike në shtetin tonë. Hapat e tillë duhet doemos të ndodhin. E gjithë kjo me qëllim që të bëhen ndryshime brenda në partinë, të lokalizohen dobësitë atje ku janë dhe gjithsesi t’i kuptojmë porositë që i dërgojnë qytetarët, veçanërisht ashtu siç na dërguan në këto zgjedhje presidenciale, ndërsa e gjithë kjo me qëllim që prej nesër t’u shërbejmë më mirë atyre- deklaroi Kosta Kostadinov, LSDM.
Loading…



