Alsat 2019-08-05T13:17:07+02:00
Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanovc-Preshevë.
Përmes Marrëveshjes të nënshkruar më 12 korrik të vitit 2019 në Beograd, parashihet vendosja e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanovc – Preshevë.
“Presidenti Pendarovski vlerëson se vendosja e kontrolleve të përbashkëta pozitivisht do të kontribuojë për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe shkëmbimit tregtar, ndërsa do të thjeshtësohet rregullimi i komunikacionit nga kufiri shtetëror”, kumtojnë nga Kabineti i tij.
Sipas Pendarovskit, Marrëveshja e arritur duhet të paraqesë nxitje në drejtim të sigurimit të përbashkët edhe të vendkalimeve kufitare me shtetet e tjera fqinje.
Loading…



