“Modele për financimin e programeve për parandalimin e HIV-it dhe uljes së dëmeve nga përdorimi i drogave”, është tema e konferencës që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Shoqatës HOPS-Opsione për jetë të shëndoshë.
Në konferencë do të prezantohen përvojat evropiane lidhur me modelet për financim të
programeve për parandalimin e HIV-it dhe uljes së dëmeve nga përdorimi i drogave të cilat I zbatojnë organizatat civile. Do të bisedohet edhe cili model është më adekuat për Republikën e Maqedonisë.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Punës dhePolitikës Sociale, shoqata të qytetarëve…

