6 March 2018 / 9:50
Konferenca e parë shkencore me temë “Komunikimi argumentativ dhe alternativ” do të mbahet sot në Shkup me rastin e Ditës Evropiane të Logopedisë – 6 Marsi.
Konferenca është në organizim të Entit për Rehabilitim të të dëgjuarit, të folurit dhe zërit – Shkup dhe Entit për Rehabilitim të të dëgjuarit, të folurit dhe zërit – Manastir, ndërsa në bashkëpunim me Lidhjen e defektologëve të Republikës së Maqedonisë.
Në konferencë përveç temës aktuale, siç thonë organizatorët, do të diskutohet edhe për gjendjen e veprimtarisë logopedike në Maqedoni.
Në vitin 2004 Asociacioni Evropian i Logopedëve e ka shënuar 6 marsin si ditë të terapisë folëse-gjuhësore, gjegjësisht si dita e logopedëve, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për profesionin e logopedisë, si dhe ngritjen e vetëdijes publike për dëmtimet në komunikim, efektet e tyre mbi shëndetin njerëzor, të drejtat e pacientëve me dëmtime në komunikim dhe mënyrat se si tu ndihmohet.
Shënimi i Ditës Evropiane të logopedëve u mundëson të tregojnë se logopedët në gjithë Evropën kanë synim të përbashkët dhe se punojnë së bashku që të bëjnë ndikim dinamik mbi promovimin e shëndetit dhe mirëqenies te fëmijët dhe të rriturit me dëmtime në komunikim.
Asociacioni Evropian i Logopedëve rekomandon se preventiva e dëmtimeve në komunikim mund të arrihet vetëm me këmbim të njohurive dhe përvojave mes logopedëve të Evropës.


