Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që qytetarët të sillen në mënyrë të
ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme me qëllim që të parandalohet paraqitja e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
“Të mos ndizet zjarr në hapësira të hapura, të mos hidhen shishe qelqi dhe ambalazhe të tjera prej qelqi, të mos hidhen filterë të cigareve, të mos deponohen materiale të cilat janë vetëdjegëse dhe djegëse (benzinë, naftë, gaz) dhe rregullisht të kontrollohen dhe mirëmbahen instalacionet dhe
pajisjet të cilat mund të jenë shkak për krijimin e zjarreve”, kumtoi komuna e Gjorçe Petrovit.
Pronarët e pronës private, ku komuna nuk ka ingerenca për të intervenuar, ta mirëmbajnë oborrin e tyre dhe parcelën që të mos vijë deri tek zjarret. Çezmat publike janë ripërtërirë dhe janë në funksion, ndërsa defektet, siç thuhet, hiqen rregullisht.
Qytetarët zjarret mund t’i paraqesin në numrin e telefonit 193. shk/15:22
Data 27.10.2026
Aktuale
- Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës
- Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor
- Rëndësia e shëndetit mendor në punë: Si stresi ndikon në performancën e punonjësve
- Klekovski në takimin e OBSH-së: Digjitalizimi dhe parandalimi, prioritete në shëndetësi
- BE-ja propozon t’i japë Frontex-it kompetenca për kthimin e emigrantëve nga një vend i tretë në tjetrin
- Një histori tronditëse: Problemet e ligjit të bashkëshortit të Arlindës dhe pasojat e saj
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet


