
Alsat 2019-05-29T14:25:20+02:00
Me pesë vota pro asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Komisioni për çështjen e Mandateve dhe Imuniteteve aprovoi propozimin për marrjen e mandatit të deputeti të Nikolla Gruevskit. Për mungesën e azilantit prej 6 muajsh në institucionin ligjvënës, do të vendoset në seancën e radhës plenare në Kuvend që do të mbahet javën e ardhshme. Anëtarët e këtij Komisioni nga radhët e VMRO DPMNE-së, ndonëse nuk votuan fare, të zëshëm ishin në mbrojtjen e kolegut të tyre, Gruevski, duke thënë se ai nuk u arratis, por mori azil politik nga përndjekja politike e pushtetit.
Ne kemi deputet, i cili ka marr azil politik. Këtë status e ka marr nga një vend anëtare e BE-së, sipas konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e miratuar nga Kombet e Bashkuara 10.12.1948, duke e konstatuar çfarë quajmë azil politik. Dhe tani nuk dua që të bëhen glorifikimet e veprave penale këtu – tha Nikolla Micevski, Koordinator i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së.
Nga LSDM thonë se dorëheqja e deputetit Bogoevski nuk iu mjafton, tani anëtarët e opozitës kërkojnë që të diskutohet për shkeljet eventuale të kodeksit etik të Kuvendit. Sipas socialdemokratëve nuk është korrekte që të zvarritet debati për këtë çështje kur vet grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së nuk e ka nënshkruar këtë kod të etikës.
Zotëri Mivecski mendoj se është dyfytyrësi të bëjmë moral për diçka që kolegu ynë, Pavle Bogoevski e bëri në seancën e kaluar. E bëri një hap revolucionar, të cilin deri më tani asnjëri nuk e ka bërë. Njeriu paralajmëroi dorëheqje duke kërkuar që vota e fundit të jetë për heqjen e mandati të deputetit të arratisurit Gruevski – tha Goran Misovski, Zëvendës anëtar i Komisionit nga LSDM.
Seancën e 13 të Komisionit e udhëhoqi zëvendëskryetarja Snezhana Kaleska-Vançeva, pasi që kryetari i këtij Komisioni Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga posti i deputetit. Ai sot reago në rrjetin social, duke rikonfirmuar se mandatin e tij zyrtarisht do ta dorëzoj pasi të votoj pro largimit të Gruevskit nga Kuvendi. Për këtë rast do të duhet të votojnë pro 2/3 e deputetëve. Gashtë muaj më parë, për heqjen e imunitetit të deputetit Gruevski, nuk u arrit shumica prej 80 votave.
Adnan Qaili
Loading…



