Çdo sjellje mjekësore jashtë etikës mjekësore, veçanërisht gjatë kryerjes së ndërhyrjes ndaj një personi të mitur duhet të sanksionohet, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët “Kozle”, pasi sot kolegjimu mjekësor i Klinikës me një një letër proteste ka kërkuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës drejtoreshës, dr. Karolina Simonovska.
Në po këtë letër-proteste, Kolegji i mjekëve theksojnë se ndërhyrja tek fëmija ka rezultuar me sukses, pasi i është hequr një trup i huaj nga rrugët e frymëmarrjes.
Kjo nuk është hera e parë që një pjesë e madhe e stafit të mjekëve dhe të tjerë në Kozle po reagojnë për drejtoreshën, për të cilën thonë se po keqmenaxhon dhe bën presion ndaj punonjësve.
I pyetur për këtë, dje ministri i shëndetësisë Arben Taravari, u zotua se do të rishikohet puna e disa drejtorëve të cilëve u mbaron afati 6 mujor si ushtrues detyre.
Një gjë të këtillë Travari e pat thënë edhe para një muaji, pasi u takua me drejtoreshën Simonovska prë të dëgjuar anën e saj pas akuzave që iu bënë. Simonovska akuzat që i bëhen i ka quajtur gënjeshtra. Nga ana tjetër, Kolegji Mjekësor i Klinikës “Kozle” kërkon nga institucionet kompetente, ministrit të Shëndetësisë dhe Kryeministrit që t’i japin fund arbitraritetit të Simonovskës.